Pfizer ka mbyllur 3-mujorin e parë të bilancit të saj financiar të vitit 2021 me një fitim prej 14.58 miliardë dollarë, një rritje me 10 miliardë dollarë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Duket se fitimet që kanë ardhur nga shitja e vaksinës anti-Covid të kësaj kompanie farmaceutike ka bërë që të ardhurat të kapin majat, duke tejkaluar edhe parashikimet e vetë kompanisë.

Kontratat e reja të lidhur nga kjo kompani kohët e fundit pritet ta rritin edhe më tej buxhetin, duke qenë se Pfizer mbetet vaksina më e kërkuar në treg për shkak të efikasitetit të saj të lartë.

Këto shifra të tremujorit të parë pritet të konfirmohen edhe në 3-mujorin e dytë. Madje pritet që fitimi të jetë rreth 26 miliardë dollarë.

Në total, për vitin 2021, pritet që Pfizer të ketë një fitim prej 70 deri 72.5 miliardë dollarë.