Kompania gjermane farmaceutike BionTech ka bërë me dije se duke nisur nga qershori, në bashkëpunim me Pfizer, do të ketë gati vaksinën anti-Covid edhe për moshat 12-15 vjeç.

Ugur Sahin, administrator i BioNTech, tha për të përditshmen gjermane “Der Spiegel” se kjo vaksinë është në fazën finale të përgatitjes së saj. Gjithsesi, ai shtoi se do të jetë Agjencia Amerikane dhe ajo Europiane e aprovimit të barnave (FDA dhe EMA) që do të japin “OK”-in për përdorimin e saj te moshat 12-15 vjeç.

Sipas kompanisë, vlerësimi për efikasitetin e kësaj vaksine kërkon një periudhe kohore prej 4-6 muajsh. Më pas, të dhënat që do të mblidhen, do të paraqiten për miratim për të nisur më pas aplikimin e vaksinës.