Kompania farmaceutike Pfizer, e bara që ka hedhur në treg vaksinë anti-Covid në bashkëpunim me BioNTech, ka bërë me dije se gjatë këtij viti do të rritë ndjeshëm prodhimin e kësaj vaksine.

Sipas Pfizer, numri i dozave që ajo do të prodhojë dhe hedhë në treg do të rritet me 50% krahasuar me parashikimin. Pra, parashikohet një sasi prej 2 miliardë dozash gjatë vitit që sapo ka nisur.

Ne synojmë që nga një flakon të prodhojmë 6 doza të vaksinës dhe jo 5, siç ndodh aktualisht. Po punojmë fort që kjo vaksinë të shpërndahet sa më shpejt kudo në botë”, thanë drejtuesit e Pfizer.