Stresi është një nga reperët më në zë dhe më të njohur në Shqipëri. Prej vitesh pjesë e tregut muzikor shqiptar, artisti vijon të mbetet një nga emrat më të dashur për publikun dhe fansat e muzikës së tij.

Ashtu sikurse edhe vetë Stresi e ka deklaruar më parë, reperi është shumë i lidhur edhe me politikën. Madje, në një intervistë të dhënë së fundmi, ai ka zbuluar se nëse nuk do të ishte bërë këngëtar, do të kishte zgjedhur rrugën e politikës. Ndër të tjera, Stresi ka thumbuar edhe kolegët për bindjet e tyre politike.

“Normalisht që pritej. Mos isha bërë këngëtar do isha bërë politikan. E kam shumë hobi. Po ua them, unë bindjen time politike sot dhe 1000 vjet nuk e shes, asnjëherë. Më vjen shumë keq që ka qenë një humbje e thellë.

Unë kam thënë publikisht nuk merrem më me politikë, por zemrën e kam te bindja ime politike. Sa për Tropojën uroj të jenë mirë, ka qenë zgjedhja e tyre, e paçin me shëndet (qesh)”- thotë Stresi.