Beteja ndaj pandemisë Covid-19 vijon ende në të gjithë botën, teksa kërkohet me ngulm aplikimi i vaksinës nga qytetarët për të evituar probleme në të ardhmen. Drejtuesit e Pfizer kanë bërë me dije se po punojnë për të përmirësuar vaksinën.

Të gjithë punojmë për një vaksinë edhe më të mirë anti-Covid. Ne synojmë të prodhojmë një vaksinë që të zgjasë një vit, çka do të ishte zgjidhja ideale. Ne po punojmë edhe pse me këtë virus është mjaft e vështirë, pasi mutacionet na pengojnë. Gjithsesi, në po punojmë”, tha presidenti i Pfizer, Albert Bourla.

Ai shtoi se pandemia do të vijojë të bashkëjetojë me njerëzit edhe për shumë kohë, ndaj duhet një vaksinë sa më efikase dhe jetëgjatë. “Ka njerëz që infektohen 1 apo dy herë, ndoshta edhe më shumë, pasi kjo pandemi do të jetë gjatë me ne”, tha Bourla.