Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në “Twitter”, kompania ruse Sputnik ka bërë me dije se presidenti rus Vladimir Putin ka marrë vaksinën anti-Covid të kësaj kompanie.

Presidenti rus Vladimir Putin është vaksinuar ndaj Covid-19”, ka qenë lajmi i dhënë nga Sputnik, shoqëruar bashkë me një foto të kreut të shtetit, i qeshur dhe me krahët lart, me dy gishta në shenjë fitore.

Ky lajm ka bërë shumë shpejt xhiron e botës, si një sinjal inkurajimi për përdorimin e vaksinës ruse, shumë e paragjykuar kohët e fundit. Lajmin e vaksnimit të Putin e konfirmoi edhe zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.

Putin ndihet mjaft mirë. Ka kryer vaksinimin dhe sot do të vijojë punën e tij të zakonshme në zyrë”, tha Peskov.