Princesha e Holandës, Catharina Amalia, që më 7 dhjetor do të bëjë 18 vjeçe, ka hequr dorë nga shuma prej 1.6 milionë eurosh në vit, që i takojnë si pasojë e ligjeve të vendit të saj.

Kjo gjë më vë në siklet, pasi po kalojmë një moment delikat. Shumë studentë si puna ime po kalojnë një periudhë të vështirë për shkak të Covid-19”, shkruan Amalia në letrën drejtuar kryeministrit të Holandës, Mark Rutte, ku i bën me dije vendimin e saj.

Amalia është vajza e madhe e mbretit Guglielmo Alessandro dhe bashkëshortes së tij Maxima, e cila u diplomua shkëlqyeshëm në liceun klasik. Ajo i ka idetë e qarta: Do të qëndrojë një vit pushim dhe më pas do të vijojë studimet në universitetin e Leiden.

Ajo bëhet anëtarja e parë e familjes mbretërore të Holandës që heq dorë nga pasuria. “Kjo nuk është e drejtë, pasi nuk i kam merituar. Dua t’i fitoj paratë dhe jo ti marr si e drejtë e fituar nga ligjet”, tha Amalia, që është kthyer në një personazh të dashur në vendin e saj.