Familja mbretërore angleze është tronditur sërish orët e fundit nga një tjetër intervistë e dhënë nga princi Harry për Oprah Winfrey. Ai ka zbuluar disa të fshehta të jetës së tij private. “Kam pirë shumë alkol në një ditë, aq sa pihet në një javë”, tha Harry.

Pija jo për t’u argëtuar, por sepse doja të fshihja dhimbjen pas vdekjes së Lady Diana. Kam kërkuar ndihmë te familja mbretërore, por prej tyre ka qenë një heshtje totale, më braktisën”, tha më tej Harry, që prej një viti është larguar nga Londra dhe jeton në Amerikë.

Kur u lidha me Meghan po përsëriteshin të njëjtat situata si me nënën time, me gazetarë kudo nga pas që na ndiqnin. Nëna ime është përndjekur nga mediat deri sa vdiq. Nuk e përballova dot vdekjen e nënës time ndaj jam droguar dhe kam pirë për të harruar gjithçka”, tha Harry.