Mijëra protestues janë vërsuluar para dyerve të Kapitol Hill, në Uashington, ku Senati amerikan po kryente mbledhjen e radhës, ku do të çertifikohej fitorja e presidentit Joe Biden. Protestuesit ishin pro-Trump, dhe kërkonin anullimin e rezultatit si pasojë e manipulimeve.

Kanë qenë disa orë paniku e kaosi, ku protestuesit arritën të hyjnë edhe në mjediset e brendshme të Senatit amerikan. Forcat e rendit kanë përdorur edhe armët e zjarrit, ku sipas mediave amerikane raportohen 4 viktima dhe 52 të arrestuar.

Policia ka bërë me dije se ka sekuestruar 5 armë zjarri, ndërkohë që në Uashington është aplikuar menjëherë ndalim-qarkullimi i njerëzve, duke nisur shtetrrethimi. Kjo situatë do të zgjasë për 15 ditë, deri më 21 janar. Kjo masë u morr nga frika e protestave të tjera ditët në vijim.