Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, janë 8,561 raste të reja me Covid në Itali në 24 orët e fundit, në total, nga fillimi i urgjencës, prej 2,475,372.

Nga ana tjetër, rritja e viktimave është 420, gjë që e çon numrin e përgjithshëm në 85.881.

Sipas të dhënave të buletinit të Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht pozitive në Itali janë 491.630, me një rënie prej 7.648 krahasuar me dje.

Megjithatë, që nga fillimi i epidemisë, 1,897,861 pacientë janë  shëruar, me një rritje prej 15,787 në 24 orët e fundit.

Ka dy rajone që kanë më shumë se një mijë raste të reja me Covid të regjistruara në 24 orët e fundit: është Lombardia, me 1,484 raste të identifikuara dhe Emilia Romagna (1,164). Pasuar nga Sicilia (885), Lazio (874) dhe Campania (754).

Janë 143,116 teste për koronavirusin (molekular dhe antigjenik) të kryera në Itali në 24 orët e fundit. Dje, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, ishin 216,211. Shkalla e pozitivitetit vazhdon të rritet lehtë dhe tani është në 5.98% (dje ishte 5.3%).