Ish-futbollisti i njohur shqiptar, Redi Jupi ishte i ftuar mbrëmjen e së premtes në emisionin ‘Në kurthin e Piter Pan’ në televizionin Klan. Analisti i njohur i futbollit është përballur me pyetjet pikante të gazetarëve të vegjël, të cilët e kanë ngacmuar dhe kanë zbuluar disa gjëra rreth tij.

Një nga pyetjet ishte edhe ajo se si është më mirë për Redin, të jetojë në shtëpinë e tij, apo të jetë kollovar. Ish-futbollisti u përgjigj duke thënë se familja e tij është e madhe dhe rëndësi ka të jenë së bashku.

Pjesë nga intervista:

Aleksandër: Redi më mirë te shtëpia jote apo kollovar?

Redi Jupi: Çfarë është kollovar?

Aleksandër: Kur je i martuar ke shtëpinë tënde por rri te shtëpia e nuses jo te e jotja.

Redi Jupi: Ne jemi familje e madhe, kudo që jemi mjafton të jemi të katërt, s’ka rëndësi fare si në një barake apo shtëpi të madhe. Ne jemi njësoj nëse jemi së bashku.