Kjo e martë do të karakterizohet nga një mot i paqëndrueshëm, ku vranësirat do të jenë prezente gjatë gjithë ditës e pritet të gjenerojnē edhe reshje shiu dhe dëbore.

Parashikohet që reshjet herë pas here të jenë dhe në formën e rrebesheve ku më intensive do të jenë në zonat Veriperëndimore të vendit tonë. Pritet që më të dukshme reshjet të jenë në orët e pasdites dhe mbrëmjes.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 2°C deri në 17°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 65 – 70 km/h nga Jugperëndimi për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 6 ballë.