Gjatë kësaj të marte, moti do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku hërë pas here pritet zhvillim i tyre duke rrezikuar shira të dobët dhe afat-shkurtër, më të theksuara në zonat veriore – veriperëndimore.

Gjithashtu, parashikohet që pas mesditës, vranësirat të pësojnë zhvillim edhe në ekstremin Jugor duke gjeneruar rrebeshe shiu, herë pas herë shirat do të paraqiten në formë shtrëngate.

Ndërkaq, pasditja dhe mbrëmja do të dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në pjesën më të madhe të vendit; përjashtuar zonat veriore të cilat mbeten me shira të dobët. Pritet përmirësim i kushteve të motit në të gjithë territorin vetëm në orët e vona të natës.

Temperaturat e ajrit do të rriten sërisht në mëngjes, por do të mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 18°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet
detare dallgëzim mbi 3 ballë.