Mallkimi i filmave të bazuar te video-lojërat duket se është thyer, të paktën në aspektin komercial. Filmi i Uncharted, në fakt, ka kaluar kuotën e 400 milionë dollarëve, duke u kthyer në një sukses ndoshta të papritur për Sony-n.

Njëkohësisht, Sonic the Hedgehog 2 ka mposhtur kapitullin e parë dhe ka mundësinë që të arrijë të njëjtat shifra me kolegun.

Filmi i Uncharted me protagonistë Tom Holland, Mark Ëalhberg dhe Antonio Banderas ka arritur 400.7 milionë dollarë të ardhura në shkallë globale (si Dune i Denis Villeneuve).

Përshtatja e lojës në film, që ka kushtuar 120 milionë dollarë, sipas Forbes, ka fituar 147 milionë dollarë në SHBA, filmi i tretë i bazuar në një video-lojë vetëm mbrapa Sonic the Hedgehog (148 milionë dollarë) dhe Sonic the Hedgehog 2 (181 milionë, deri tani).

Në nivel botëror, mes të ashtuquajturve “video game movies”, Uncharted është mposhtur vetëm nga Rampage (428 milionë), Detective Pikachu (433 milionë) dhe Warcraft (438 milionë).

Kjo do të thotë se, pavarësisht vlerësimeve aspak të mira nga kritikët dhe nga të pasionuarit e video-lojës, është pothuajse e sigurt se në të ardhmen do të kemi një Uncharted 2.