Rihanna dhe A$AP Rocky po festojnë lindjen e fëmijës së tyre të parë. Këngëtarja e njohur i ka dhënë mirëseardhjen në jetë djalit të saj në Los Angeles më 13 maj, sipas mediave.

Megjithatë, emri i fëmijës është akoma një mister pasi nuk është zbuluar akoma nga prindërit e rinj. Çifti, bashkë që nga 2020-ta, nuk ka publikuar akoma asnjë fotografi të të porsalindurit.

Të dy kanë zbuluar se po prisnin një fëmijë në fundin e janarit. Ky është fëmija i parë për Rihanna dhe A$AP, të cilët janë të lidhur prej dy vitesh pas disa vitesh miqësi.

Në prill, një përdorues i Tëitter-it ka thënë se Rocky e kishte tradhtuar Rihanna-n me Amina Muaddi, por kjo akuzë është përgënjeshtruar nga mediat dhe nga vetë këngëtarja.

Në të njëjtin muaj, Rocky është arrestuar në lidhje me një incident të ndodhur në nëntorin e 2021-shit. Ai ka paguar një garanci prej 550 mijë dollarësh më 20 prill.