Gjatë kësaj të enjteje pritet një rritje e lehtë e temperaturave në thuajse të gjithë vendin, që do të dominohet kështu nga kthjellime të shumta, në bregdet dhe zonat e ulëta. Gjithashtu, me kthjellime dhe vranësira të shpeshta paraqiten zonat malore Lindore, megjithatë edhe në këto zona nuk parashikohen reshje shiu.

Sakaq, gjatë pjesa e dytë e ditës do të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -9°C deri në 13°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar ne Adriatik dhe Jon dallgëzim deri në 2 ballë.