Gjatë ditës së sotme, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në pjesën e parë të ditës në zonën jug-perëndimore të vendit.

Sakaq, mëngjesi dhe mbrëmja pritet të jenë të ftohta në Verilindje dhe Juglindje me prani të ngricave por edhe mjegull.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes, por mesdita sjell një rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 16°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar ne Adriatik dhe Jon dallgëzim deri në 1 ballë.