Mjekëve dhe dhe personelit mjekësor të ambulancave të Los Anxhelosit, në Kaliforni, u është kërkuar që të mos sjellin në spital pacientë të infektuar me Covid-19 dhe që kanë pak shanse për të mbijetuar. Ky vendim u morr pasi numri i të vdekurve nga pandemia po arrin shifrën e 1 mijë personave në ditë.

Reparteve të ndihmës së shpejtë në spitale u është kërkuar që ta racionojnë oksigjenin, duke qenë se të shtruarit janë të shumtë dhe nuk ka më vende bosh. Për këtë arsye, ambulancat do të transportojnë në spital vetëm personat që kanë shanse të larta që të mbijetojnë.

Edhe Nju Jorku kishte lëshuar një urdhër të tillë, në prill të këtij viti, kur Amerika ishte në kulmin e pandemisë asokohe. Asokohe, iu kërkua spitaleve që të mos shtrojnë persona të sëmurë rëndë.