Përçarja mes miqësisë së Luizit dhe Armaldos ka krijuar kaos në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Kjo ndarje ka lënë tejet të shqetësuar Kiarën e cila ndodhet mes dy zjarreve, miqësisë me Maestron dhe dashurinë me Luizin.

Ajo e shprehu mërzinë e saj në kuzhinë duke thënë me zë të lartë se dy njerëzit që do më shumë ndodhen në këtë situatë.

“Jam shumë e shqetësuar. Kam dy njerëzit që dua më shumë në këtë situatë. Ai nuk ka faj nga ana tjetër, mos e tepro me ofendime… ik tani nuk kam nerva”, i tha Kiara Luizit.