Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 764 raste të reja, ndërkohë që kanë humbur jetën 20 qytetarë për shkak të COVID. Ndërkohë që numri i testimeve është ulur, pasi janë kryer 2714 testime, është ulur edhe numri i personave të cilët kanë rezultuar pozitiv me COVID në 24 orët e fundit.

I lartë mbetet numri i personave të cilët nuk kanë arritur që ta fitojnë betejen më virusin vdekje prurës. Ministria njofton se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 20 qytetarë: 9 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Berati, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Delvina, të moshave 48-85 vjeç.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 659 pacientë, 43 në terapi intensive, nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar. Gjatë ditës së sotme janë kryer 800 vaksinime anti-Covid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 14,295 vaksinime.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 640 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 70,413 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19.