Revista e famshme amerikane e spektaklit ”Variety” ka zbuluar se mjaft personazhe “vip” të “Hollywood” po përdorin paranë, famën dhe pushtetin e tyre për të kryer pa radhë vaksinën anti-Covid. Madje, ata kanë ofruar shuma mbi 10 mijë dollarë, duke u dhënë ryshfet mjekëve, për të kryer privatisht dy dozat e vaksinës.

Në këtë kategori personazhesh “vip” nuk bëjnë pjesë personazhe si Harrison Ford (78 vjeç), që ka qëndruar 2 orë në radhë në një shkollë në Kaliforni për të bërë vaksinën. Apo Arnold Schwarzenegger (73 vjeç), që pati një eksperiencë të ngjashme në Los Anxhelos. Po ashtu edhe Frank Marshall (74 vjeç) e Steve Martin (75 vjeç), që për shkak të moshës kanë kryer vaksinën, por duke mbajtur radhën.

Siç dihet, të parët që po e kryejnë vaksinën në Amerikë janë mjekët, infermierën dhe personat mbi 70 vjeç. Gjithsesi, mjaft personazhe “vip” kanë hyrë nga “dera dytësore” dhe kanë përdorur lidhjet e tyre për të kryer vaksinën si dhe duke paguar para “cash” te mjekët që kanë vaksinën për raste specifike.