Që nga momeni i njofitmit, ngjarja ka shkaktuar shumë diskutime dhe në fund ishte një sukses i vërtetë. Kanë qenë shumtë ata që kanë shkuar në Muzeun Cam në Casoria për të marrë pjesë në performancën e trupit ku u shfaq aktorja e filmave për të rritur Valentina Nappi, si pjesë e manifestimit “Senses”.

E ulur në një karrige të varur ajo ia ofroi trupin e saj vizitorëve të cilët mund ta nuhasin atë ku u pëlqente më shumë. Një përvojë shqisore dhe nuhatëse e pasuruar nga fakti se aroma natyrale e Nappit iu shtua asaj të esencave natyrale të përgatitura nga shefi i kuzhinës Pasquale Trotta me të cilat u spërkat ylli i filmave për të rritur.

“Gatimi dhe pornografia janë pasionet e mia të mëdha, – komentoi Valentina, – kështu që mendova të objektivizoj veten dhe të bëhem një pjatë me erë për artin”.

Ideja e përfshirjes së shefit Panella lindi gjithashtu nga Nappi. “Më kërkoi të krijoja aroma me përbërës gatimi që i ngjanin aromave të trupit, – shpjegon ai, – për të përmirësuar aromën e saj natyrale”.

“Ne nuk e kemi për herë parë këtë lloj shfaqjeje disi të veçantë”, nënvizon drejtori i muzeut Antonio Manfredi.

“Kjo lindi nga një bashkëpunim prej disa vitesh me Valentinën dhe ne ishim të lumtur ta organizonim në këtë event të titulluar ‘Shqisat’ mbi përdorimin e shqisave në art”.