Kanë kaluar disa ditë nga dasma e Shkëlzen Berishës dhe Armina Mevlanit, por kjo e fundit ka gjetur pak kohë për të ndarë disa momente nga dasma e saj ne rrjetin social “Instagram”.

Nuk munguan as falenderimet e mundshme për bashkëpuntorët apo mikeshat e ngushta që i qëndruan afër në ditën e saj të madhe. E një ndër to ishte edhe partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha.

Edhe pse blogerja prej pak kohësh është pjesë e showbizit tonë, duket se gëzon një raport të mirë shoqëror me Armina Mevlanin. Krahas një fotoje ku duken blogeret e përqafuara, Mevlani shkruan:

“Nuk duhen vite që dikë ta ndjesh si shoqe të vërtetë. Është thjesht një klik, është aty. Faleminderit Sara që ishe pranë meje dhe ma bëre atë ditë më të bukur. Të dua!”