E kemi parë disa herë: Vip-at dalin për pak kohë, martohen dhe fillojnë të jetojnë bashkë, siç bën pjesa më e madhe e çifteve. Por nuk ndodh kështu për çdo çift, duke përfshirë edhe shumë çifte Vip-ash.

Shumë nga çiftet Vip të kësaj liste kanë  zgjedhur të mos jetojnë në të njëjtën çati ose janë siguruar që të kenë vende ku mund të veçohen dhe të kalojnë pak kohë larg partnerit.

Kaley Cuoco dhe Karl Cook

Çifti është martuar në 2018-ën, por kanë filluar të jetojnë bashkë vetëm në 2020-ën. Ylli i The Big Bang Theory ka lajmëruar në Instagram se ajo dhe bashkëshorti i saj kishin filluar të jetonin bashkë.

Gwyneth Paltroë and Brad Falchuk

Për shumë kohë, çifti ka kaluar katër natë bashkë në shtëpinë e Paltrow, dhe më pas Falchuk ka shkuar në shtëpinë e tij për  tre net, ku ka kaluar kohë me fëmijët e tij. Në 2019-ën, themeluesi i Goop ka lajmëruar në një një intervistë së do të jetonin bashkë.

Gillian Anderson and Peter Morgan

Aktroja dhe krijuesi i ‘The Crown’ jetojnë të ndarë dhe të lumtur. “Fakti që nuk bashkëjetojmë funksionon shumë mirë për ne”, ka thënë Anderson.

Ajo ka përmendur edhe një aspekt tjetër pozitiv nga kjo zgjidhje është se “mundtë gjej një palë pantallona në dysheme te shtëpia e partnerit dhe mund të kaloj mbi to dhe të mos ndihem e detyruar të bëjë diçka për këtë”.

Sarah Jessica Parker and Matthew Broderick

Aktorja e ‘Sex and the City’ dhe bashkëshorti i saja ktor kanë qenë të martuar që nga 1997-ta dhe jetojnë në shtëpi të ndryshme. Çifti ka blerë dy shtëpi afër njëra-tjetrës dhe, pavarësish se pronat janë të lidhura, secili ruan hapësirën personale.

David and Victoria Beckham

Ish-ylli i futbollit dhe Spice Girl e marrin shumë seriozisht jetën familjare, por edhe ata të dy kanë gjetur një mënyrë për të qëndruar bashkë dhe për të ruajtur një distancë.

Familja Beckham udhëton mes SHBA-se dhe Anglisë dhe thuhet se jetojnë në kahe të ndryshme të pronës luksoze që kanë në Oxfordshire, Angli.

Julia Roberts and Daniel Moder

Fituesja e çmimit Oscar dhe kinematografi janë martuar në vitin 2022 dhe kanë gjetur një mënyrë për të ruajtur një distancë të shëndetshme kur është e nevojshme.

Sipas mediave amerikane, Roberts ka ndërtuar për burrin e saj një banesë multimilionere përballë shtëpisë së tyre në Malibu.

Donald and Melania Trump

Sipas shtypit amerikan, Donald dhe Melania Trump kanë fjetur në dhoma të ndryshme gjatë kohës që kanë qenë në Shtëpinë e Bardhë. Gjithashtu, duket se të dy kanë qëndruar në dhoma të ndryshme hoteli kur kanë udhëtuar.

Helena Bonham Carter and Tim Burton

Kur ishin akoma një çift, aktorja dhe regjisori kanë jetuar në anët e ndryshme të një prone. Ose siç ka thënë Carter: “Kemi bashkuar dy shtëpi sepse e imja ishte shumë e vogël. Shihemi si çdo çift tjetër, por marrëdhënia jonë është e përforcuar nga fakti se kemi një vend personal ku mund të veçohemi.

“Thonë se unë dhe Tim jemi një çift i çmendur me tunele nëntokësore mes shtëpive tona të bashkuara dhe se fëmijët tanë jetojnë në fund të rrugës me një çift tjetër”, ka bërë shkaka aktorja në atë kohë.