Mediat amerikane raportojnë për 8 viktima, nga të cilat 4 janë gra aziatike, në disa qendra masazhi në zonat periferike të Atlanta. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme dhe mediat shtojnë se policia ka arrestuar personin e dyshuar për këto vrasje, që është një 21-vjeçar, Robert Long.

Policia e Atlanta ka bërë me dije se fillimisht ka marrë një telefonatë për grabitje në një qendër spa, “Gold Massage”, në Piedmond Road. Pas mbërritjes në vendngjarje, policia gjeti 3 viktima.

Më pas, erdhi një njoftim për vrasje në një tjetër qendër masazhi, në spa “Aroma Therapi”, që ndodhej në anën tjetër të rrugës. Aty policia gjeti një viktimë tjetër. Të katërta këto viktima janë gra aziatike.

Policia nuk bën me dije nëse viktimat ishin kliente apo të punësuara në këto qendra mashazi. Ndrëkohë, 4 viktima të tjera dhe 2 të plagosur u regjistruan në një qendër të tretë masazhi, në zonën e Acworth, 25km larg dy qendrave të para.