Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Amerikën. Të paktën 8 persona kanë mbetur të vdekur në një konflikt me armë zjarri në Solicon Valley, në San Jose të Kalifornisë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zyrat e autoriteit lokal të transportit. Nga ky konflikt raportohen edhe mjaft persona të plagosur.

Policia e kontesë së Santa Clara ka bërë me dije se personi i armatosur që ka kryer vrasjet është qëlluar dhe ka ndërruar jetë. Ai ishte një punonjës i kompanisë së transportit, ku dhe ndodhi konflikti me armë.

Të shtënat me armë u regjistruan në një qendër kontrollit të tranzitit, ku kalojnë trenat e linjës së metrosë dhe ku ndodhet edhe një depo e mirëmbajtjes. Gjithçka ka ndodhur pak metra larg zyrave të policisë, që ka ndërhyrë menjëherë dhe po heton për ngjarjen e ndodhur.

Policia vendase ka bërë me dije se viktimat janë punonjës të Santa Clara Valley Transportation Authority. Gjithsesi, numri i saktë i viktimave është ende i paqartë, pasi ka shumë të plagosur.