Në jug të Kalifornisë, në qytetin e Orange, katër persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e shkëmimit të armëve të zjarrit në disa zyra, në dy kate të një ndërtese. Sipas policisë lokale, mes 4 viktimave është edhe një fëmijë.

Një nga personat e dyshuar që ka qëlluar me armë zjarri ka mbetur i plagosur. Për momentin nuk janë bërë ende të qarta motivet e kësaj ngjarje të rëndë.

Nuk e dimë ende arsyen. Mund të them vetëm se nuk kemi patur ngjarje të tilla të rënda në qytetin e Orange që prej vitit 1997. Kjo është një tragjedi e madhe për familjet”, tha një zyrtar i policisë.