Dy konkurrente të tjera të cilat kanë pasur një debat shumë të fortë, përballë dhe në distancë këto ditë me njëra-tjetrën kanë qenë edhe Kiara Tito me Tea Trifonin. Thelbi i këtij diskutimi ka qenë pikërisht kryefjala e këtij edicioni, Luizi.

Ish-konkurrentja e Përputhen mendon se Kiara është xheloze për të dhe gjithçka ka nisur pas performancës së saj me këngëtarin. “Do doja shumë që Kiara dhe Efi të shohin darkën time. Nuk është aspak e vërtetë që unë e kam pasur ëndërr të isha në atë darkë.

Luizi ka qenë duke parë Kiarën dhe i bënte ato komente që të dëgjonte Kiarën. Nuk ishte për të më bërë mua të ndihesha mirë. Kiara ka reaguar ndaj meje pas performancës me Luizin. Mendova se ishte xhelozi. Ajo me tha ishte në kuadër të lojës.”- tha Tea.

Ndërkaq, moderatorja tha se nuk është aspak xheloze për Tean, por asaj nuk i pëlqen mënyra se si Tea luan, duke thënë konsideruar si një njeri që bën moral kot. “Nuk kam ndjerë xhelozi. Nuk kam asgje personale. Nuk më pëlqen si po luan. Është ajo që ka dashur të prezantohet si pjesë e një trekëndëshi.

Pjesa që më ka bezdisur është morali që më ka bërë duke më thënë si i ri afër një njeriu që të përqafon. Dhe nga ana tjetër Tea ka bërë të njëjtën gjë, ka vazhduar ka folur, ka qeshur, e ka përqafuar. Nuk më pëlqen kur bën moral kot.”- tha Kiara Tito.

Sakaq, Tea tha se ka dashur që të qëndrojë larg Luizit dhe mos t’i afrohet. “Jo unë kam dashur  që të qëndroj larg, nuk kam dashur fare t’i afrohem Luizit. I kam mbajtur shumë distancë këtij njeriu. Po thua sikur kam bërë gjëra që nuk i kam thënë dhe as bërë.”- u përgjigj Tea.