Karachay është liqeni më i ndotur në botë. E vendosur në malet Ural të Rusisë perëndimore, ka një nivel radioaktiviteti 200,000 herë më të lartë se nivelet e konsideruara normale.

Kjo është bërë e ditur nga Instituti Worldwatch. I gjithë faji është i i termocentralit bërthamor Mayak, i ndërtuar në 1945 me qëllim prodhimin e plutoniumit.

Dhjetë vjet pas inaugurimit të tij, në një nga sistemet e ftohjes së uzinës ndodhi një aksident, i cili rezultoi në lëshimin e mbetjeve radioaktive. Kjo çoi në një ulje të shpejtë të nivelit të ujit të liqenit, deri në drenazhimin e plotë të tij.

Sipas vlerësimeve, në rajonin ku ndodhet Liqeni Karachay kishte një rrtije 21% më të lartë të kancerit se në pjesën tjetër të Rusisë, 25% më shumë keqformime tek të sapolindurit dhe janë dyfishuar raste të leukemisë.

Ndër të tjera, shumë territore sot janë praktikisht të pabanueshme. Ndër lumenjtë më të ndotur në botë, me nivele të larta të mbetjeve industriale dhe shtëpiake, gjithashtu: Danubi, Rio de la Plata, Gange dhe Nili.