Shqipëria do të vijojë të mbetet nën dominimin e masave ajrore të ftohta dhe nën kushtet e një moti të qëndrueshëm, ku kthjellimet pritet të jenë dominante në bregdet dhe zonat e ulëta.

Pritet që gjatë orëve të para të ditët, zonat malore gjatë shtrirjes lindore pritet të jenë nën kushtet e një moti me vranësira të shpeshta. Orët e pasdites do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin por pa reshje.

Lagështira e lartë në ajër në shumë zona të vendit do të bëjë që i ftohti të ndjehet edhe më shumë. Edhe gjatë natës mbetemi nën ndikimin e motit te kthjellët por të ftohtë. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -7°C deri në 12°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi permanent verilindor duke krijuar ne brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.