Thuajse i gjithë territori shqiptar do të vijojë të mbetet nën dominimin e një moti të kthjellët gjatë pjesës së parë të ditës.

Ndërkaq, pritet që gjatë pasdites të shfaqen vranësirat si fillim në zonat malore dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë vendin por më të dendura paraqiten në zonat Veriore dhe Lindore duke gjeneruar edhe reshje të izoluara dëbore.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke u luhatur nga -8°C deri në 11°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 38 km/h nga Veriperëndimor duke shkaktuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.