Kaos në Armeni, ku Kryeministri Nikoll Pashinyan ka shkarkuar Onik Gasparyan – i cili kishte kërkuar dorëheqjen e tij dhe ato të qeverisë – nga posti i Shefit të Shtabit të forcave të armatosura. “Sot nënshkrova vendimin për të liruar Onik Gasparyan nga detyrat e tij. Unë e konsideroj deklaratën e tij si një grusht shteti ushtarak,” tha Pashinyan gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë në faqen e tij në Facebook.

Pashiani më pas doli në rrugë për të marshuar nëpër rrugët e kryeqytetit Jerevan me mbështetësit e tij.

“Situata është e tensionuar, por ne duhet të shmangim përplasjet,” tha Kryeministri përmes një megafoni, duke shtuar se paqëndrueshmëria e re politike që pason disa muaj protesta kundër qeverisë së tij është “e menaxhueshme”.

Një reporter i AFP që mori pjesë në tubim tha se rreth 20,000 njerëz u derdhën në një shesh qendror, një kilometër larg një proteste të opozitës, ku rreth 10,000 protestues po i bëjnë thirrje Pashinyan për t’u larguar.

Aktivistët e opozitës gjithashtu bllokuan Avenue Baghramyan, rruga qendrore e Jerevanit, ku ndodhen parlamenti dhe zyra presidenciale.