Një tërmet i magnitudës 4.1 ballë ka goditur mëngjesin e sotëm vendin tonë.

Sipas EMSC-së, tërmeti ka patur si epiqendër jug-lindjen e Shqipërisë në thellësi 1km dhe 23km larg Pogradecit, por ai është ndjerë edhe në Korçë e Elbasan.

Për momentin nuk raportohet asnjë dëm material apo të lënduar. Gjithsesi, paniku te qytetarët ka qenë i madh, teksa shumë kanë dalë në rrugë edhe pse temperaturat janë të ulta.