Të paktën 50 emigrantë janë zhdukur pas mbytjes së një gomoneje në Detim Mesdhe. Kjo është ngjarja e rëndë e radhës që regjistrohet muajt e fundit, me emigrantët nga Afrika që synojnë zbarkimin në brigjet e Europës.

Lajmin e konfirmoi përmes rrjeteve sociale Organizata Botërore e Emigracionit, që tha sa gomonia ishte nisur të dielën nga zona e Zwara në Libi, por nuk mbërriti në  Europë. Nga kjo gomone kanë shpëtuar 33 vetë, të gjithë me origjinë nga Bangladeshi.

33 personat arritën të shpëtoheshin nga një anije naftëmbajtëse që kalonte aty pranë. Mësohet se gomonia u mbyt në zonën e Sfax, ku kanë nisur kërkimet nga forcat policore për gjetjen e trupave të mbytur.