Një urë e Aerotren, metroja që kalon në qytein e Mexico City, është rrëzuar pak orë më parë në momentin që një tren kalonte mbi të. Ndërkohë që, poshtë saj kalonin makina dhe trafiku ishte i rënduar.

Për pasojë, numërohen 20 viktima deri më tani, përfshi edhe disa minorenë. Ndërkohë që, mbi 70 persona janë të plagosur, mjaft në gjendje të rëndë. Incidenti ka ndodhur në afërsi të stacionit të Olivio, në linjën 12 të metropolitanës, në jug të kryeqytetit meksikan.

Rikuperimi i viktimave apo të plagosurve për momentin është i ndalur, pasi ekziston frika e një shembje tjetër të urës. “Do të hetojmë arsyen e këtij aksidenti”, tha kryetarja e Bashkisë së Mexico City, Claudia Sheinbaum.

Aksidenti ka ndodhur reth orës 22:30 me orën lokale, ndërkohë që pamjet janë bërë publike edhe në media. Gjithçka është regjistruar nga një kamerë sigurie, që tregon shembjen e urës në momentin që kalon treni, ndërsa poshtë urës kalojnë makinat.