Lajmi për ndarjen mes artistes kolumbiane dhe futbollistit katalanas kanë ngritur disa pikëpyetje që duhet të zgjidhen sa më shpejt. Kërkohen zgjidhje jo vetëm në lidhje me anën sentimentale, por tashmë edhe ekonomike e juridike. Sidomos trashëgimia që të dy kanë grumbulluar në lidhjen e tyre 12-vjeçare.

“Celebrity Net Worth” vuri në dukje trashëgiminë e përbashkët dhe pasurinë që kanë të dy, veçmas dhe brenda marrëdhënies, të cilat duhet të ndahen pas divorcit. Nga ana e Shakirës, kolumbianja ka grumbulluar një pasuri prej gati 300 milionë eurosh në karrierën e saj muzikore. Nga ana tjetër, Gerard Pique ka një vlerë neto afër 80 milionë euro.

Apriori, kjo shumë parash nuk do të ndryshohet për të dy, për faktin se nuk janë martuar kurrë zyrtarisht. Gjithashtu nuk janë në rrezik pronat që Shakira dhe Gerard Piqué kanë blerë para se të ishin bashkë.

Kolumbiania zotëron një pallat në Miami për rreth 13 milionë euro dhe futbollisti ka një shtëpi trekatëshe në qendër të Barcelonës, me vlerë 4.5 milionë euro. Të dy tashmë kanë kontaktuar me avokatë të specializuar.

Një çështje tjetër janë paratë ose pronat që të dy kanë fituar brenda marrëdhënies së tyre sentimentale, për të cilat do të duhet të arrijnë një marrëveshje se si t’i ndajnë. Veç këtyre, logjikisht, duhet caktuar pasuria e secilit që trashëgohet nga dy fëmijët, Sasha dhe Milani, për të cilët do të duhet të bien dakord edhe mbi kujdestarinë.

Por çfarë gjërash të përbashkëta kanë Shakira dhe Pique? Të dy blenë një shtëpi në vitin 2012, e vendosur në Esplugues de Llobregat dhe me vlerë 4.5 milionë euro. Më vonë, në vitin 2015, ata blenë një shtëpi tjetër pranë “Camp Nou” për rreth 5 milionë euro.