Të paktën 36 viktima janë konfirmuar nga një aksident në Tajvan, kur një tren i shpejtë pasoi një aksident në një tunel. Ndërkohë që, dhjetra persona të tjerë janë të plagosur dhe janë transportuar në spital. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit me orën shqiptare (ora 09:30 në Tajvan).

Sipas qendrës operative të emergjencës, ndihma e shpejtë e zjarrëfikësit po punojnë për të ndihmuar persona të tjerë, pasi 4 nga 8 vakonat e trenit janë ende në brendësi të tunelit dhe po punohet për t’i nxjerrë ata të gjallë. Galleria e hyrjes së tunelit është dëmtuar, ashtu sikurse edhe treni që ka bllokuar hyrjen.

Në trenin me 8 vagonë ndodheshin 350 pasagjerë në momentin e përplasjes. Mësohet se në tunel kishte hyrë një mjet tjetër, që ka penguar trenin dhe është përplasur me të me shpejtësi, duke shkaktuar këtë tragjedi. Hetimet vazhdojnë, ashtu sikurse edhe kërkimet për të tjerë persona të plagosur.