Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), në raportin publikuar sot, ka bërë me dije se variant anglez i koronavirus vijon të përhapet me shpejtësi në gjithë botën. Aktualisht, ky variant i ri i Covid-19 është regjistruar në 60 shtete, 10 më shumë krahasuar me një javë më parë.

E njëjta situatë edhe me variantin afrikano-jugor të koronavirus, që aktualisht është konfirmuar në 23 shtete, 3 më shumë krahasuar me një javë më parë. Shifra që tregojnë se pandemia është ende aktive në botë dhe se rastet me Covid-19 vijojnë të jenë të larta pavarësisht vaksinës.