Ish-presidenti i Amerikës, Donald Trump, është rikthyer të flaës për mediat për herë të parë që nga largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë. Ai ka analizuar punën e presidentit të sapozgjedhur Joe Biden, duke e quajtur atë një dështim.

Muaji i parë në detyrë i Joe Biden ka qenë një dështim, i tmerrshëm për amerikanët. Me Biden në detyrë keni kaluar nga Amerika e parë në Amerikën e fundit”, u shpreh Trump, që nuk heq dorë nga presidenca.

Mund të kandidoj sërish në vitin 2024. Unë nisa një rrugëtim që u ndal në mes, ndaj dhe udhëtimi ynë është ende i gjatë për t’u ndalur në mes në këtë mënyrë, nga zgjedhje të trukuara”, u shpreh Trump.

Ish-presidenti lëshoi këto deklarata gjatë konferencës së konservatorëve, e cila u zhvillua në Orlando.