Pasi humbi zgjedhjet presidenciale dhe nxiti njerëzit që të mësyjnë Capitol Hill, mjaft nga rrjetet sociale dolën kundër ish-presidentit amerikan Donald Trump. Madje Twitter dhe Facebook mbyllën përkohësisht faqen zyrtare të tij.

Megjithatë, Trump nuk u ndal dhe pat premtuar se do të hapë një platformë sociale të tijën për të biseduar me mbështetësit dhe ia doli mbanë. Duke nisur nga sot, të gjithë fansat e tij mund të bashkëbisedojnë me ish-presidentin përmes një platforme të quajtur “From the desk of Donald J.Trump”.

Në këtë platformë do të ngarkohen edhe video e komunikime të ish-presidentit Trump. Mbështetësit e tij do të marrin herë pas herë njoftime për çdo mesazh që Trump ka për ta, njësoj sin ë rrjetet sociale.