Një turist 67-vjeçar nga SHBA u sëmur teksa qëndronte në majë të kupolës së “Brunelleschi’s Dome” të Katedrales së Firences. Asistenca e ndihmës mjekësore u pengua nga lartësia e rastit.

Burri mbërriti i pajetë në spital. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së mërkurës së 22 qershorit në tarracën panoramike rreth 91 metra të lartë. Pasi u ndje keq, në ndihmë të shtetasit amerikan mbërritën dy autoambulanca.

Ka qenë e nevojshme ndërhyrja e zjarrfikësve fillimisht, të cilët e kanë zbritur nga lartësia në tokë personin me mjete speciale. Këmbanorja e Di Giotto është e pajisur me dokumente të rregullta të vlerësimit të rrezikut, në zbatim të Dekretit Legjislativ 81/2008.

Për më tepër, punonjësit përkatës janë trajnuar në përputhje me dekretin legjislativ të lartpërmendur. Ndizet, kësisoji debati lidhur me rreziqet që sjell ngjitja në Kullën e Këmbanës së Giottos.

Sipas autoriteteve, ajo nuk rekomandohet rreptësisht për personat që kanë probleme fizike dhe në veçanti për ata me probleme kardiovaskulare.