Pronari (55 vjeç) i një restoranti në Rousillion të Francës ka plagosur me çifte dy klientët e tij, pasi ata u larguan pa paguar dy birra. Njëri nga dy klientët është plagosur rëndë në krah, ndërsa tjetri ka marrë plagë të lehta.

Të nesërmen e ngjarjes, pronari ka vendosur të dorëzohet në polici, duke pranuar se ka qëlluar me armë, por mohoi se ka qëlluar dy klientët që largoheshin. Ai u shpreh se donte t’i trembte, duke qëlluar në ajër.

Pavarësisht kësaj, pronari është akuzuar për tentativë vrasje të dyfishtë nga policia dhe çështja ka shkuar për gjykim. Pamjet filmike treguar se pronari ka drejtuar armën drejt klientëve që largoheshin nga restoranti.