Shqipëria do të jetë edhe përgjatë kësaj të marte nën dominimin e një moti të alternuar me kthjellime e vranësira.

Gjatë ditës pritet që këto vranësira të pësojnë zhvillim të përkohshëm kryesisht në zonat Veriore të vendit.

Këtë të martë pritet të ketë edhe ulje temperaturash në mëngjes, duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 27°C.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h kryesisht nga drejtimi Verior – Verilindore duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.