Gjatë 24 orëve të fundit 12 pacientë me Covid-19, të moshave 50-76 vjeç kanë humbur jetën, duke e çuar në 1,567 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se nga  2698 testime të realizuara, 775 persona kanë rezultuar pozitivë.

Ndërkohë situata paraqitet shqetësuese në 4 spitalet e Covid ku aktualisht, po trajtohen 547 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (15 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore 775
Të shëruar në 24 orë 972
Të shtruar në spitale 547
Humbje jete në 24 orë 12
Testime ditore 2698

Testime totale 416,976
Raste pozitive 93,850
Raste të shëruara 57,736
Raste Aktive 34,547
Humbje jete 1,567

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 20505
Fier 2952
Vlorë 1801
Durrës 1718
Elbasan 1307
Shkodër 1500
Lezhë 1127
Korçë 1018
Berat 1018
Gjirokastër 855
Kukës 429
Dibër 317