Shteti i Nju Jorkut, ku 70% e popullsisë së rritur ka marrë të paktën 1 dozë të vaksinës anti-Covid, ka aarritur imunitetin e tufës. Për këtë arsye, shumica e masave të marra për parandalimin e pandemisë janë fakultative.

Dyqanet, restorantet, palestrat etj., e kanë në dorën e tyre për të vendosur nëse klientet dhe personeli duhet të mbajnë maska në ambientet e brendshme.

Masat anti-Covid mbeten ende në fuqi për personat e pavaksinuar, përfshi edhe distancimin social apo mbajtjen e maskës.