Vatikani do të përdorë “dorë të hekurt” ndaj atyre që refuzojnë të kryejnë vaksinën anti-Covid. Edhe pse procesi i vaksinimit është jo i detyrueshëm, mësohet se kryetari i komisionit shëndetësor të Selisë së Shenjtë, kardinali Giuseppe Bertello, ka nxjerrë një dekret të brendshëm për këtë çështje.

Sipas mediave italiane, Vatikani ka vënë në dispozicion të punonjësve të tij një sasi vaksinash anti-Covid, që duhet të përdoren nga të gjithë ata që punojnë aty. Përjashtim nga ky proces bëjnë vetëm ata që kanë probleme shëndetësore dhe që nuk mund ta kryejnë vaksinën.

Të gjithë ata që refuzojnë për ta bërë vaksinën pa asnjë shkak apo arsye shëndetësore,  do të ketë pasoja të rënda, si ulje apo mbajtje rroge deri në ndërprerje të marrëdhënies së punës.