Sipas “World Happiness report”, kompania që bën klasifikimin e vendeve më të lumtura në botë, në krye të renditjes ndodhet Finlanda. Ky vend ka ruajtur kryesimin edhe në një vit të vështirë prej pandemisë Covid-19.

Në vendin e dytë ngjitet Islanda, që parakalon Danimarkën, që zbret në vendin e tretë. Në vendin e katërt ndodhet Zvicra, pasuar nga Holanda (e pesta).

Finlanda kryeson këtë renditje për të tretin vit me radhë. Sipas ekspertëve, ky pozicionim i Finlandës në krye të renditjes vjen kryesisht nga besimi që kanë njerëzit karshi komunitetit ku ata banojnë dhe mirëqënies së njerëzve.

Klasifikimi deri në “top-10” vendet më të lumtura në botë plotësohet me Suedinë, Gjermaninë, Norvegjinë, Zelandën e Re dhe Austrinë. Amerika renditet në vendin e 14-të, Britania e Madhe në atë të 18-të dhe Franca e 20-ta.