Një oficer policie i Massachusetts përdori paratë e tij për të blerë darkën e Krishtëlindjes për një familje në nevojë, në vend që të akuzonte dy gra për vjedhje dyqani. Zyrtari i Policisë, Somerset Matt Lima, simbas CNN, u thirr nga “security” i një supermarketi në zonën ku shërbente. Siguria e dyqanit tha se gratë nuk skanuan gjithçka që kishin në çantat e tyre, kur kaluan ushqimet në një regjistër-arkë llogaritse, sipas një deklarate në faqen e internetit të departamentit të policisë.

Gratë, të cilat kishin dy fëmijë të vegjël me vete, u ndaluan ndërsa po dilnin nga dyqani, tha policia. “Unë vetë kam dy vajza, të ngjashme në moshë me dy vajzat që ishin ndaluar, kështu që më preku disi ndodhia, më shumë në anën njerëzore”, – iu tha Lima gazetarëve që bënë lajmin e ditës përmes njoftimit të policisë federale.

Lima mori një nga gratë mënjanë në mënyrë që të mund të flisnin për atë që ndodhi, pa dëgjuar fëmijët. Punonjësit e dyqanit i mbanin fëmijët që të mos kuptonin se çfarë po ndodhte. “Gruaja me të cilën fola më shpjegoi se punonte, por gruaja tjetër, nëna e fëmijëve, nuk punonte dhe kishte disa çështje të tjera familjare. Ajo që kishte marrë në dyqan ishte darka e Krishtlindjes për fëmijët”, – tha Lima për CNN.

Ai veçse u tërhoqi vërejtjen, por nuk ngriti akuza, tha policia. “Ato ishin shumë mirënjohëse, por mjaft të tronditura. Unë jam i sigurt se shumë njerëz në të njëjtën situatë do të mendonin se do të kishte një rezultat tjetër, ndoshta do të arrestoheshin dhe duhej të shkonin në gjykatë”, – shtoi punonjësi i policisë.

Lima madje iu dhuroi një kartë dhuratë dy grave prej 250 dollarë, në mënyrë që të mund të blinin ushqimet e tyre në një dyqan tjetër, për Krishtëlindje