Këngëtarja dhe aktorja me famë botërore, Jennifer Lopez, ka kaluar mbrëmjen e saj relaksuese në Paris në vaskën e saj. Gjithashtu, JLo nuk ka ngurruar të ndajë me ndjekësit e saj në Instagram produktet e bukurisë “jlobeauty”.

Jennifer Lopez, tashmë 53-vjeçare, mbetet në një formë të shkëlqyer fizike. Ajo shihet duke shijuar një mbrëmje relaksuese në vaskë dhe ka publikuar edhe një video e zhveshur.

“Të kujdesesh për veten në Paris është gjithmonë një ide e mirë”, ka shkruar Lopez krahas videos së publikuar. Në video, nga dritarja shihet Kulla Eifel dhe një banak plot me produkte JLo Beauty.

Nuk është hera e parë që Jennifer Lopez pozon nudo dhe shpërndan foto e video të tilla në rrjetin social Instagram, ku ndiqet nga më shumë se 220 milionë fansa.