Jemi mësuar që në Shqipëri, sidomos në Tiranë, të shikojmë makina luksi që qarkullojnë në të gjitha rrugët. Sidomos me personat e famshëm, që zotërojnë disa nga makinat më të shtrenjta në treg.

Megjithatë, kjo nuk është ajo që dy modelet e njohura, Mikela Pupa dhe Efi Dhedhes, kanë zgjedhur të bëjnë. Dy vajzat që u bënë shumë të njohura dhe të dashura për publikun në emisionin “Për’puthen”, kanë zgjedhur transportin publik për të udhëtuar.

Një video që ka qarkulluar në rrjet, shihet se Mikela dhe Efi po udhëtojnë me një prej urbanëve të kryeqytetit, duke mos treguar aspak komplekse.

Ndoshta një mesazh për të gjithë personazhet e tjerë, pasi deri më tani, asnjë figurë tjetër e njohur publike nuk ka përdorur transportin publik.

Jashtë territorit të Shqipërisë, të famshmit e huaj shpeshherë përdorin transportin publik, me urbanë, tren apo tramvaj për të shkuar në destinacionet e tyre…